E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drejtoresha e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti bëri me dije për mediat se se filmi është drejt përfundimit të restaurimi dhe rezultati është mjaft pozitiv, me figurë e zë të përmirësuar
“Nëntori i Dytë” restaurohet në SHBA, çel festivalin e filmit shqiptar










Filmi "Nëntori i dytë" që po restaurohet në SHBA nga "The Albanian Cinema Project" ("Projekti i kinemasë shqiptare), është drejt përfundimit.

Filmi i restauruar dhe me titra në anglisht, çka lehtëson shfaqjen e tij në kinematë e huaja, do të çelë Festivalin e Filmit Shqiptar në fillim të muajit nëntor. Drejtoresha e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit, Elvira Diamanti bëri me dije për mediat se se filmi është drejt përfundimit të restaurimi dhe rezultati është mjaft pozitiv, me figurë e zë të përmirësuar, raporton ATSH.

Pas shfaqjen në Tiranë, "Nëntori i Dytë" do të nisë një tur shfaqjeje nëpër botë, në "Festival of the Archives", i cili do të zhvillohet në datat 7-9 dhjetor në SIFF Cinema në Seattle. Filmi shqiptar, realizuar në vitin 1982 me rregji të Viktor Gjikës dhe skenar të Dhimitër Shuteriqit e Kiço Blushit po restaurohetnga "Colorlab Film" në Rockville, SHBA.

"Nëntori i dytë" kishte filluar të degradonte nga fakorët negativë të kohës dhe kushteve të ruajtjes gjatë viteve. Ruajtja e materialeve filmike origjinale është një nga problemet e njohura tashmë për Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit, i cili ka humbur tashmë përgjithnjë një pjesë të filmave të xhiruar përpara vitit 1929. Temperaturat mjaft të larta shkaktuan myshk si dhe sindromën uthull, dy dukuri që shkatërrojnë shiritat filmik.

Filmi, "Nëntori i dytë" u përzgjodh në lidhje me 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe është pjesë e projektit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit me "The Albanian Cinema Project", në bashkëpunim me të cilin do të përzgjidhen edhe disa filma të tjerë, përfaqësues të kinemasë shqiptare të cilët njëkohësisht të përmbajnë vlera të ngjarjeve historike nëpër të cilat ka kaluar Shqipëria, për të prodhuar një kopje të restauruar e të subtitruar në anglisht

Publikuar: 15.10.2012 | 14:16
Lexuar: 2913 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime