E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të flasë në seancën e sotme plenare të edicionit të 58-të të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që nga data 9 deri më 12 nëntor mbahet në Pragë.
Rasmusen: Dyert e NATO-s janë të hapura për inkuadrim të anëtareve të reja





Dyert e Aleancës janë të hapura dhe trendi i Samitit të Pragës të NATO-s para dhjetë viteve, për inkuadrim të anëtareve të reja vazhdon. Këtë e porositi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në fjalimin e mbajtur më seancën e sotme plenare të 58 vjetorit të krijimit të Asamblesë Parlamentare (AP) të NATO-s, që nga 9-12 nëntor mbahet në Pragë.

Rasmusen ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga metropoli çek, u kushtua në trendin për zvogëlimin e buxheteve për mbrojtjen e vendeve anëtare, për shkak të krizës aktuale ekonomike dhe u angazhua për pengimin e të ashtuquajturës krizës së re të sigurisë.

Gruevski në Pragë në Asamblenë parlamentare të NATO-s

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski do të flasë në seancën e sotme plenare të edicionit të 58-të të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që nga data 9 deri më 12 nëntor mbahet në Pragë.

Krahas Maqedonisë, në mbledhjen e sivjetshme të Asamblesë parlamentare të NATO-s do të marrin pjesë edhe do të mbajnë fjalime edhe kryetarët e vendeve tjera aktuale për inkuadrim në NATO, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, njofton korrespondenti i MIA-s nga metropoli çek.

Në sesion, përveç liderëve më të lartë shtetërorë të vendit organizator, do të drejtohet edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Tre ditët e kaluara, 350 deputetë nga 28 vende-anëtare të NATO-s nga Amerika Veriore dhe Evropa, si dhe delegatët e vendeve-partnere, vëzhguese dhe ekspertë iu përkushtuan situatës në Ukrainë, biseduan për veprimin me krizën në Siri dhe për veprimin e shteteve të reja në Aleancë.

Situata në Siri, sipas NATO-s është serioze.

"Agresioni kundër popullatës civile është i papranueshëm. Dëshirojmë të krijojmë klimë të sigurt në këtë sferë dhe Kongresi do të duhej të na ndihmojë në këtë", deklaroi kryetari i AP të NATO-s, Karl Lamers.

Lamars vlerësoi se sipas vëzhguesve të Aleancës zgjedhjet e paradokohshme në Ukrainë nuk kanë qenë transparenete dhe mediat e atjeshme nuk kanë raportuar në mënyrë të balancuar.

Delegatët gjithashtu kanë biseduar për të ardhmen e Aleancës nga pikëvështrimi ekonomik.

Një nga temat ishte edhe tërheqja e njësiteve të NATO-s nga Afganistani.

"Forcat e Aleancës do të duhet të tërhiqen nga ai vend deri në vitin 2014. Ne gjithsesi edhe më tej duam t'i mbështesim forcat e sigurisë atje dhe ta mbajmë stabilitetin.

Në sesion, përfaqësuesit e NATO-s viseduan edhe për zgjerimin me vendet tjera, si dhe për programin bërthamor iranian dhe raportet me vendet e Afrikës Veriore.

Mbledhja e Aleancës në Pragë mbahet pas 10 vjetëve nga Samiti i NATO-s, i cili në vitin 2002 mbajt në kryeqytet, kur u vendos të ftohen shtatë anëtare të reja Bullgaria, Estonia, Lituania, Letonia, Rumania, Sllovenia dhe Sllovakia. (mia)

Publikuar: 12.11.2012 | 14:40
Lexuar: 751 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime