E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryebashkiaku Miodrag Vujetiq lidhur me këtët tha: “Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar.”
Një vampir në Serbi (Video - Foto)



Autoritetet zyrtare të rajonit Bajina Bashta në Serbi kanë njoftuar banorët e zonës të bëjnë kujdes sepse një vampir vërdallet i lirë. Sava Savanoviq, përbindëshi më i frikshëm i vendit fqinj, mendohet se është i lirë pas shkatërrimit të një mulliri të vjetër që ka qenë shumë kohë më parë shtëpia e tij.

Kryebashkiaku Miodrag Vujetiq lidhur me këtët tha: “Njerëzit janë shumë të shqetësuar. Të gjithë e dinë legjendën e vampirit dhe tani banorët mendojnë se ai është duke kërkuar për një tjetër strehë dhe për viktima të reja. Jemi të gjithë të frikësuar.”

Mulliri ishte blerë nga familja Jagodiq, por nuk është riparuar sepse familjarët nuk donin të nxehnin vampirin, por tashmë kjo pronë është rrënuar tërësisht dhe vampiri mund të jetë i lirë.

“E di që njerëzit që e dëgjojnë këtë gjë fillojnë e qeshin, por në zonën tonë të gjithë janë të bindur se vampirët ekzistojnë. Kemi këshilluar të gjithë banorët që të vendosin hudhra në dyert e shtëpive sepse ato e largojnë vampirin”, shtoi kryebashkiaku.
Një vampir në Serbi

Publikuar: 24.11.2012 | 12:30
Lexuar: 2252 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime