E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rregullave të FFM-së ndeshja duhet të zhvillohet në afat prej 24 orëve, por shtrohet pyetja a thua vallë kushte do të jenë më të mira kur dihet se pritet keqësimi i motit ditëve në vijim, apo do të pritet që të përmirësohet koha apo do të shtyhet për në pranverë.
Anulohet  ndeshja  Drita - Vardari ?!
Për shkak të kushteve jo të mira në terrenin e Bogovinës

Shaban Sinani




“Ndeshja KF Drita – KF Vardari nuk u zhvillua për shkak të kushteve të këqija atmosferike , tereni shumë i rëndë për lojë. Referi kryesor dhe dy kapitenët e skuadrave me marrëveshje të ndërsjellë në terren erdhën në përfundim se ndeshja nuk mund të zhvillohet meqë topi në disa vende të tereni nuk mund të lëvizte” thuhet në raportin e delegatit të ndeshjes të delegatit Goce Shoposki nga Struga.
foto55

Sipas rregullave të FFM-së ndeshja duhet të zhvillohet në afat prej 24 orëve, por shtrohet pyetja a thua vallë kushte do të jenë më të mira kur dihet se pritet keqësimi i motit ditëve në vijim, apo do të pritet që të përmirësohet koha apo do të shtyhet për në pranverë.
foto21

Ndryshe ekipet e dy skuadrave në kohën e caktuar dolën në terren kryen procedurat e përshëndetjeve , por më m pas referi kryesor Marjan Markovski me kapitenin Argjend Ramadanin dhe Milan Ilievski konsultoheshin për kushtet, derisa vendasit insistonin që ndeshja me gjithat të zhvillohet, nga ana tjetër ishin mysafirët të cilët kërkonin që kjo përballje si e si të anulohet bile kërkonin që të zhvillohet në Shkup.

Tani mbete që drejtuesit e KF Drita në bashkëpunim me komisarin e FFM të vendosin për terminin se kur mund të zhvillohet ndeshja e anuluar. Në fund duhet të theksojmë se të pranishme në këtë këtë ndeshje të anuluar ishin sekretari i përgjithshëm Zizoski dhe komisari i garave Dojçinovski
foto 14
foto333
foto55
foti900
foto 1
foto 1

Publikuar: 02.12.2012 | 14:27
Lexuar: 1101 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime