E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkaq, me rastin e marrjes së këtij çmimi, Pascale Roze, e cila është bartëse e disa çmimeve letrare me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, tha se ndjehet posaçërisht e nderuar që i është ndarë ky çmim poetik me një emërtim kaq simbolik dhe domethënës, i tillë siç është “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”.
Roze nderohet me çmimin

















Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, mori pjesë në manifestimin poetik ndërkombëtar “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”, në të cilin ishin të pranishëm njerëz të shumtë të letrave shqipe, shkrimtarë, kritikë dhe artistë. Në këto takime ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast, Ministri Beqiri tha se prania e njerëzve të letrave dhe përgjithësisht e njerëzve të artit në këto takime është shprehje e nderimit të tyre të veçantë për figurën e shquar të poetit Fahredin Gunga, për këto takime poetike me karakter ndërkombëtar dhe për vetë qytetin e Mitrovicës.

Në këtë kontekst, ai theksoi se këto takime dëshmojnë se shpirti krijues dhe artistik i Mitrovicës nuk mund të ndahet e as të tëhuajësohet, duke shtuar se, me mbështetjen materiale institucionale ndaj zhvillimeve kulturore në këtë qytet, në të vërtetë mbështetet ideja për shndërrimin e Mitrovicës në një kryeqytet kulturor të vendit tonë.

Më tutje, në mbështetje të vendimit të jurisë profesionale në këtë përbërje: Prof. Dr. Murat Bejta, Akademik Ali Podrimja dhe Mr. Avni Spahiu, Ministri Valton Beqiri ia dorëzoi laureates së këtij viti, shkrimtares së njohur frënge, Pascale Roze, Çmimin “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”.

Ndërkaq, me rastin e marrjes së këtij çmimi, Pascale Roze, e cila është bartëse e disa çmimeve letrare me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, tha se ndjehet posaçërisht e nderuar që i është ndarë ky çmim poetik me një emërtim kaq simbolik dhe domethënës, i tillë siç është “Kepi i Shpresës së Mirë – Fahredin Gunga”.

Publikuar: 02.11.2009 | 04:00
Lexuar: 1954 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime