E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hulumtuesit britanik thonë që për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.
Duhen 36 minuta që të zgjohemi krejtësisht



Kjo është diçka që duhet të bëjmë çdo ditë, por pavarësisht kësaj, për disa kurrë nuk do të jetë pjesa e lehtë e ditës dhe nuk do të mësohen me këtë. Po flasim për zgjimin nga shtrati në mëngjes, sigurisht.

Për disa është më lehtë, për disa më vështirë, por hulumtimi ka treguar që na duhet përafërsisht gjysmë ore pas hapjes së syve për t'u ndjerë me të vërtetë të zgjuar.

Hulumtuesit britanik thonë që për shembull në Britani një në pesë persona, ose 17 për qind, konsiderojnë që janë tipa të mëngjesit, ndërsa të gjithë të tjerët konsiderojnë që mëngjesi është pjesa e më vështirë e ditës.

Hulumtimi ka treguar që shumica e njerëzve pasi që ju cingëron ora ose alarmi në telefon, zakonisht ua japin komandën për shtyrje të alarmit mesatarisht për 14 minuta, dhe pastaj tingulli i njëjtë i përkujton për t'u zgjuar. Për t'u zgjuar tërësisht nevojiten gjithsej 36 minuta, transmetojnë mediet britanike.

Rreth 73 për qind e të anketuarve kanë thënë që më shumë pëlqejnë të zgjohen nga tingulli i zogjve ose kikiriku i gjelit, sepse kjo lë përshtypje pozitive tek ta.

Tingujt që do t'u ndihmojnë të filloni ditën më lehtë janë: cicërima e zogjve, zëri i gjelit, zhurma e valëve, tingujt e pianos, muzika klasike.

Publikuar: 01.01.2013 | 13:31
Lexuar: 864 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime