E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paçeko marrjen e çmimit "Kurora e artë" e përjeton si kompensimin më të mirë të cilin e ka marrë për gjysmë shekulli punë, duke pasur parasysh se sivjet bëhen pesëdhjetë vjet pasi u paraqit përmbledhja e parë me poezi "Elementet e natës".
Jose Emilio Pacheco laureat i sivjetmë i Mbrëmjeve poetike të Strugës
- Jose Emilio Pacheco njëri ndër poetët më të shquar dhe më me ndikim është fitues i "Kurorës së artë" për sivjet të Mbrëmjeve strugane të poezisë.

Vendimin e solli Këshilli Drejtues i manifestimit "Mbrëmjet strugane të poezisë" me propozim të Këshillit për ndarjen e çmimit "Kurora e artë" e MSP.

Jose Emilio Pacheco ka lindur në Meksiko Siti në vitin 1939. Është shkolluar në qytetin e lindjes, ndërsa më vonë ka ligjëruar për letërsi në shumë universitete në Amerikën e Jugut, SHBA dhe Kanada. Është anëtar i Akademisë meksikane për gjuhë.

Për krijimtarinë e tij prej poeti është shpërblyer shumë herë, ndërsa është laureat edhe i çmimit Servantes, i cili ndahet për arritje të jashtëzakonshme në literaturë të shkruara në gjuhën spanjolle.

Paçeko marrjen e çmimit "Kurora e artë" e përjeton si kompensimin më të mirë të cilin e ka marrë për gjysmë shekulli punë, duke pasur parasysh se sivjet bëhen pesëdhjetë vjet pasi u paraqit përmbledhja e parë me poezi "Elementet e natës".

"Që nga vitet e largëta të gjashtëdhjeta kam lexuar dhe kam dëgjuar për Mbrëmjet strugane të poezisë si një prej takimeve më të mëdha në botë të llojit të tij. E dija se çmimi Kurora e artë u ndahet poetëve të mëdhenj si Adonis, Odn, Brodski, Gilvik, Hini, Montale, Neruda dhe Transtromer, njerëz të cilët siç thotë T.S. Eliot, "njeriu nuk mundet t'i imitojë".

Prandaj, jo me modesti të rremë, por me sinqeritet të vërtetë, do të them se asnjëherë nuk kam menduar të jem në atë shoqëri duke iu falënderuar Këshillit Drejtues i cili ma ndau këtë çmim të madh. I falënderoj për këtë nga thellësia e qenies time dhe ndjej se në njëfarë mënyre kjo e arsyeton ekzistimin tim në botë", thotë poeti meksikan.

Publikuar: 28.02.2013 | 13:49
Lexuar: 1301 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime