E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kaqa ,siç e njohin kolegët e tij artist, është emër i njohur në mbarë hapsirat shqiptare me një bagazh të bujshëm dhe me përvoja nga më të ndryshmet me një mori çmimesh nga vendi dhe me pjesëmarje ndërkombëtare , modest dhe i hapur për bashkëpunim.
Kastriot Saqipi , regjisori i sukseseve














Avni Osmani

Kastriot Saqipi , regjisori nga Presheva që jeton dhe vepron në Prishtinë është padyshim regjisori më punëtor dhe ndër më të suksesshmit kohëve të fundit. Kaqa siç e njohin kolegët e tij artist është emër i njohur në mbarë hapsirat shqiptare me një bagazh të bujshëm dhe me përvoja nga më të ndryshmet me një mori çmimesh nga vendi dhe me pjesëmarje ndërkombëtare , modest dhe i hapur për bashkëpunim.

Sukseset e Kastriotit datojnë herët qysh si student i regjisë në Prishtinë , madje pas diplomimit karriera e tij prej regjisori kaplon çdo segment të jetës kulturore . Me veprimtari televizive mirret që 15 vite nga viti 1995 ka fillu me televizionet e atëhershme lokale në Maqedoni siç ishte radio televizioni “Zëri i Kumanovës” dhe ka vazhduar pandërpre këtë veprimtari deri në ditët e sodit duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Rtv 21 dhe Ktv dhe duke bërë regjinë e disa spektakleve të njohura si Vala mala show, Femal show, Zhurma show etj.
Kastriot Saqipi

Aktualisht drejtor artistik i televizionit 1st channel në Prishtinë
si dhe regjisor i një emisioni në Rtk për gra.


Kastriot Saqipi ka realizuar mbi 30 shfaqje teatrale, filma të shkurtër artistik , dokumentare dhe ka shkruar skenarin e filmit të gjatë artistik “Kush më thotë nina no”. Gjithashtu është assistent regjie në filmin ,, O At ‘’ në Maqedoni.

Në Preshevë realizoi si regjisor dy filma artistik të shkurtër me të cilat filma morri pjesë në shumë festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Poashtu në Preshevë dhe në Mitrovicë ka realizuar dy shfaqje me aktor profesionist të vendit duke bërë iniciativa për formimin e teatrove profesioniste në këto vende.
Kastriot Saqipi ne festivalin ne Ferizaj

Me shqaqjen ” Vdekja e një Mbretëreshe ,, e autorit Regjep Qosja, në festivalin gjithkombëtar “Më Ndryshe” në Podujevë fitoj çmimin e parë në këtë festival.

Me shfaqjen “Fundloja” të Samuel Becket në festivalin gjithkombëtar në Dibër të Maqedonis “Teatri Shqiptar në Maqedoni” u shpërblye me dy çmime për regjisorin më të mirë të festivalit dhe për aktoren më të mirë të festivalit.

Përveç përvojës në vend dhe në hapsirat shqiptare regjisori i palodhshëm mbi supe bart edhe përvojë ndërkombëtare . Në vitin 2004 në kohën e lojërave olimpike në Athinë shkon si regjisor i shfaqjes “Spilling Blood”, e cila shfaqet në oborrin e ambasadorit të Britanisë së madhe në Athinë, me ç’rast shkruajnë edhe mediat greke për të.
Kastriot Saqipi

Në pyetjen tonë se çfarë mendoni për kulturën dhe artin që zhvillohet në hapsirat shqiptare Kastrioti shprehet: ,, Në të gjitha viset shqiptare tashmë ka aktor dhe regjisor me kapacitet shumë të mirë dhe me një nivel të njejtë mirëpo janë disa factor apo disa defekte që pezullojnë ritmin e artit dhe kulturës shqiptare. Mjerisht në Preshevë gati nuk ekziston jeta kulturore pasi që nuk kemi teatër atje , edhe përkundër iniciativave nuk ka asgje konkrete.
Në Kosovë virusi dhe defekti është klani , në Maqedoni kultura dhe arti ngec si pasojë e politikës ditore , ndërkaq në Shqipëri ende dominon teatri komunist,, deklaron për gazetën Yllpress.com regjisori Saqipi.i cili sapo ka realizuar me sukses shfaqen ,, çfarë ka parë shërbetorja’’ me aktorët e teatrit të Kumanovës .

Përndryshe në Prishtinë në teatrin Dodona është duke shkuar repriza e shfaqjes ,, Më e vërtetë se e vërteta’’ ndërkaq së shpejti në Mitrovicë Karstrioti do të mer timonin e regjisë në përgaditjen e shfaqes ,, Jashtë bie borë ,,
Kastriot Saqipi me aktoret e teatrit te Kumanoves

Publikuar: 01.03.2013 | 22:11
Lexuar: 2115 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime