E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Boksieri llapjan më 24 shkurt në Luzern të Zvicrës shënoi fitoren e gjashtë me radhë në kategorinë e rëndë deri në 91 kg, duke e mundur boksierin boshnjak Elvir Behluloviq, me nokaut në raundin e katërt.
Veliu priti boksierin Tefik Bajrami










Siç bën me dije Zyra për marrëdhënie me publikun dhe informim e Komunës së Podujevës, kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, ka pritur dje boksierin profesionist Tefik Bajrami, të cilit ia uroi fitoren e fundit dhe e përgëzoi për rezultatet që po tregon në ringun e boksit profesionist.

Boksieri llapjan më 24 shkurt në Luzern të Zvicrës shënoi fitoren e gjashtë me radhë në kategorinë e rëndë deri në 91 kg, duke e mundur boksierin boshnjak Elvir Behluloviq, me nokaut në raundin e katërt.

Duke e përgëzuar boksierin Bajrami për sukseset që po tregon në boksin profesionist, kryetari Veliu tha se sukseseve të Tefikut i gëzohen të gjithë në Kosovë, veçmas llapjanët, meqë Tefik Bajrami është lindur në fshatin Dumosh të komunës së Podujevës. Bajrami ka shprehur dëshirën që meçin e radhës në boksin profesionist, në muajin maj, ta zhvillojë në palestrën sportive në Podujevë.

“Do të doja që meçin e ardhshëm ta zhvilloj para bashkëvendësve të mi llapjanë dhe së bashku të kremtojmë edhe një fitore”, tha Bajrami.

Kryetari Veliu shprehu gatishmërinë që Komuna të organizojë meçin e ardhshëm të Tefik Bajramit dhe t’iu ofrojë kënaqësinë adhuruesve llapjanë të boksit që nga afër të përcjellin duelin e bashkëvendësit të tyre. Për rezultatet e treguara në karrierën e deritashme në boksin profesionist, kryetari Veliu i ka dhuruar boksierit Bajrami Plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës. Tefik Bajrami, i cili bokson në kategorinë e rëndë deri në 91 kg, është në fillim të karrierës në boksin profesionist dhe deri tash ka zhvilluar 7 meçe, duke shënuar 6 fitore, prej tyre 4 me nokaut.

Publikuar: 23.03.2013 | 18:42
Lexuar: 1018 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime