E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekzistojnë hapa që secili prej nesh mund t’i ndërmarrë për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në këtë mënyrë të parandalojë vdekjen dhe invaliditetin e parakohshëm që vjen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Si ta ruani shëndetin e zemrës suaj?









Në botë sa vjen e rritet numri i të rinjve me sëmundje të zemrës, përderisa gati 55% e popullatës vdes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekzistojnë hapa që secili prej nesh mund t’i ndërmarrë për përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në këtë mënyrë të parandalojë vdekjen dhe invaliditetin e parakohshëm që vjen si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.

- Marrja e iniciativave: Hapi i parë në përmirësimin e shëndetit të zemrës është njohja me faktorët që paraqesin rrezik. Pyetni mjekun tuaj sa është shtypja e gjakut? Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë duhet ndërmarrë me atë rast? Sa është kolesteroli në trupin tim? Cili është indeksi i masës trupore (BMI) dhe gjatësia e belit? A do të thotë kjo se duhet zvogëluar peshën shkaku i shëndetit? Sa është sheqeri në gjak dhe a ekziston rreziku për t’u prekur nga sëmundja e diabetit? Nëse është ashtu, çfarë duhet bërë? Sa duhet aktivitet fizik në mënyrë që të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës?

- Lini cigaret: Tymi i duhanit përmban shumë materie të dëmshme (më shumë se 4.000) që mund të dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut. Kur të ndaloni duhanin, rreziku se do të prekeni nga sëmundjet e zemrës vetëm pas një viti do të zvogëlohet dukshëm. Edhe duhanxhinjtë që kanë konsumuar cigaren për një kohë të gjatë, nëse e ndërprenë do ta lehtësojnë punën e zemrës dhe gjithë organizmit në përgjithësi.

- Bëhuni aktivë: Aktiviteti i rregullt fizik mund të zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër, ndihmon që të rregulloni peshën dhe rregullon shtypjen e gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin. Ajo që është më e rëndësishme, aktiviteti fizik zvogëlon stresin, i cili është një faktor kyç në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Aktiviteti fizik nuk nënkupton vetëm ushtrimet, por edhe marrjen me punët e shtëpisë, ngjitja shkallëve…

- Kujdes me ushqimin: Ushqimi, i cili porositet i gatshëm, nënkupton ushqim me sasi të lartë të kripës, yndyrave dhe kolesterolit. Ushqimet duhet të jenë të pasura me pemë, perime, drithëra, që mbrojnë zemrën. Peshku i detit që është i pasur me acidet omega-3, pastaj salmoni, tuna, zvogëlojnë rrezikun për sulm në zemër. Nuk duhet konsumuar mishin e kafshëve, qumështin dhe djathin, përderisa ushqimi i shëndoshë nënkupton konsumimin e pemëve dhe perimeve.

- Konsumoni më pak alkool: Sugjerohet një sasi e vogël e alkoolit - jo më tepër se një gotë brenda ditës, për meshkuj dhe një për femra. Mendohet se në sasi të vogël alkooli sjell deri tek ngritja e sasisë së kolesterolit të mirë, por përdorimi i tepruar paraqet rrezik për shëndetin e zemrës.

- Kujdes peshën trupore: Kur me kohë të shtoni në peshë, kjo vjen në llogari të yndyrave e jo të muskujve. Me mbipeshën zakonisht shfaqen edhe shtypja e lartë e gjakut, kolesteroli dhe sëmundja e sheqerit.

- Mposhtni stresin: Stresi ndikon negativisht në punën e zemrës. Duke shpejtuar pulsin, ndërsa në anën tjetër kolesteroli dhe shtypja e gjakut rriten. Kështu që, merruni me stresin - mos shpenzoni forcën në imtësi, mendoni pozitivisht.

- Flini mjaftueshëm: Mënyra e ekuilibruar e jetës ndikon dobishëm në punën e zemrës. Ekspertët kanë vërtetuar se njerëzit që flenë vetëm pesë orë në ditë, për 30% janë më shumë të rrezikuar nga sulmi në zemër në krahasim me ata që flenë tetë orë.

- Bëni vizita të rregullta mjekësore: Nëse nuk kontrolloni veten, nuk mund ta dini sa e keni shtypjen e gjakut apo kolesterolin.

- Kur ndjeni vështirësi, mos ngurroni: Janë të shpeshta kur njerëzit presin e presin, duke i dhënë prioritet blerjeve, punës apo të tjerëve. Nëse nuk ndiheni mirë, menjëherë vizitoni mjekun.

Publikuar: 23.04.2013 | 16:25
Lexuar: 903 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime