E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"40 Hanet" e konsideruar si paketa më e rëndësishme turistike që do t'i japë mundësi turistëve nga Shqipëria dhe bota, që të vizitojnë mrekullitë e zonave malore të Tropojës, Shkodrës, Pukës, bukuritë e fushave e livadheve në Fushë-Arrëz, Theth (Malësi e Madhe)
Shqipëri: Ngjarjet kryesore të vitit 2009 në fushën e kulturës










Ngjarjet kryesore kulturore gjatë vitit 2009 kanë qënë si më poshtë :

-10 janar- U prezantua nga MTKRS guida turistike "Albania guidë turistike ", një guidë për turistët që vijnë në Shqipëri ku përshkruan në detaje të gjitha qytetet turistike, parqet dhe monumentet e natyrës, traditat, etnografinë, sportet dhe kuzhinën e Shqipërisë.

-20 janar- U prezantua në MTKRS projekti "40 Hanet" e konsideruar si paketa më e rëndësishme turistike që do t'i japë mundësi turistëve nga Shqipëria dhe bota, që të vizitojnë mrekullitë e zonave malore të Tropojës, Shkodrës, Pukës, bukuritë e fushave e livadheve në Fushë-Arrëz, Theth (Malësi e Madhe), etj.

-16 shkurt- Nisi muaji i kulturës ku bënë pjesë rreth 25 veprimtari kulturore në kuadër të bashkëpunimit kulturor Shqipëria dhe Kosova-

-16 shkurt- U prezantua në MTKRS projekti shqiptaro-francez "Arkeologjia e shpëtimit në Shqipëri dhe eksperienca evropiane" që ka si objekt, konsolidimin dhe hedhjen e bazave më të forta në fushën e arkeologjisë në Shqipëri, përmes shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjellta midis specialistëve shqiptarë dhe të huaj.

-20 Shkurt- Në Teatrin Kombëtarë vihet në skenë premiera e shfaqjes "Filumena Marturano" me regji te Albert Mingës.

-6 Mars- Në Muzeun Historik Kombëtar u hap pavioni i përkohshëm "Kultura Rome", me mbështetjen e Presidentit të Republikës Bamir Topi.

-11 Mars- Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ngjiti në skenë për të dytën herë baletin "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me koreografi të Agron Aliaj dhe Laura Frigato.

-26 prill- U zhvillua në fier Festivali i 8-të Mbarëkombëtar i Aktrimit, në të cilin morrën pjesë 8 trupa teatrale nga vendi dhe të huaja

-8-10 maj- U zhvillua në Tiranë edicioni i 3-të i Festivalit Europian të koreve ku konkuruan 9 kore përfaqësuese të vendeve europiane si Italia, Greqia, Hollanda, Gjermania, Kroacia dhe Shqipëria.

-24 maj- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u vu në skenë premiera e operës "Falstaff" e përshtatur nga regjisori Nikolin Gurakuqi.

-23-29 maj- U zhvillua në Korçë edicioni i 4-të i Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës

-7-11 Korrik- U zhvillua në Sarandë edicioni i 4-të i Festivalit të Orkestrave Frymore "Albanian Band Festival" ku morrën pjesë 16 banda frymore nga vende të ndryshme të rajonit-

-12-17 korrik- U zhvillua në amfiteatrin e Butrintit edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit, ku intepretuan artistë nga mbarë bota, përmes subjekteve të njohura të dramaturgjisë botërore.

-1-5 gusht- U zhvillua në Vlorë Festivali Foklorik Mesdhetar "Vlora 2009" ku morrën pjesë 14 grupe foklorike nga Bosnja, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia.

-22-29 gusht- U zhvillua në Durrës edicioni i 2-të i Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit ku konkuruan 18 filma, mes të cilëve premiera rajonale dhe kombëtare nga Ballkani dhe Evropa..

-18 shtator- 22 tetor - U zhvillua në Hotel Dajti në Tiranë edicioni i katrët i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Tiranës ku morrën pjesë më shumë se 60 artistë nga 30 vende të ndryshme të botës. Ky aktivitet u kuruar në tre episode të ndryshme nga 5 kuratorë të huaj.

-24-29 shtator- U zhvilluanë Gjirokastër edicionin i 10-të i Festivalit Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës ku morrën pjesë grupe nga 12 qarqe të vendit.

-29 shtator-3 tetor- U zhvillua në Tiranë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi "Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut". Ku u shfaqën 37 filma me tematika sociale mbi të drejtat e njeriut.

-7-10 tetor- U zhvillua në Tiranë Festivali i parë i Kinematografisë Greke ku u shfaqën 12 filma grekë.

-17 tetor- Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u shfaq premierë opera amerikane "Porgy and Bess", një ndër operat më popullore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë një bashkëpunimi shqiptaro- amerikan.

-7-8 Nëntor- U zhvillua në Tiranë edicioni i10-të i Festivalit Operistik Ndërkombëtar "Marie Kraja" ku konkuruan mes tyre 20 artistë nga 14 shtete të botës.

-12-16 nëntor- U zhvillua në Pallatin e Kongreseve panairi i 12-të i librit "Tirana 2009" ku u ekspozuan mbi 40 mijë tituj librash

-27 nëntor- 6 dhjetor- u zhvillua në Tiranë edicioni i 7-të i Tirana International Film Festival ku u shfaqën rreth 400 filma me metrazh të gjatë , filma me metrazh të shkurtër, si dhe filma dokumentarë

-10 dhjetor- Përfundoi dixhitalizimi i arkivit zanor të institutit të antropologjisë kulturore, projekt i mbështetur nga Qendra e Studimeve Albanologjike

-14-16 dhjetor- U zhvilluan në Tiranë ditët e Albanologjisë, në kuadër të të cilave u organizuan një sërë aktivitetesh të mbështetura nga Qendra e Studimeve Albanologjike.

-17 dhjetor- Në teatrin Kombëtar u shfaq premiera "Kush ka frikë nga Virxhinia Ulf" nën regjinë e Kushtrim Bekteshit.

-24 dhjetor- U çel në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë edicioni i 16-të i Konkursit Ndërkombëtar i arteve pamore "Onufri 2009"

-24-27 dhjetor- U zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Festivali i 48-të i këngës në RTSH. /atsh/

Publikuar: 28.12.2009 | 15:23
Lexuar: 2916 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime