E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas përfaqësuesit slloven në Europarlament, ai si anëtar i delegacionit të dhomës ligjdhënëse evropiane për Maqedoninë çdoherë jep gjithçka nga vetja që t'i ndihmohet vendit tonë që sa më shpejtë t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Union.
Eurodeputeti Zver organizoi darkë midis Maqedonisë dhe Sllovenisë pranë BE-së








Deputeti i Parlamentit Evropian, dr. Milan Zver, mbrëmë në Misionin e Maqedonisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel organizoi darkë miqësore midis Maqedonisë dhe Sllovenisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

"Ashtu siç ne njerëzit kemi nevojë për miq në jetën e përditshme, njëjtë është edhe me vendet. Më vjen mirë që Maqedonia dhe Sllovenia arritën t'i mbajnë dhe t'i thellojnë marrëdhëniet miqësore dhe miqësia që zgjatë me dekada. Marrëdhëniet tona të mira reflektohen në një numër të madh të projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, kulturës dhe politikës. Sinqerisht shpresoj se së shpejti do të mund të punojmë së bashku edhe si anëtare e BE-së", porositi eurodeputeti Zver në hapjen e darkës.

Sipas përfaqësuesit slloven në Europarlament, ai si anëtar i delegacionit të dhomës ligjdhënëse evropiane për Maqedoninë çdoherë jep gjithçka nga vetja që t'i ndihmohet vendit tonë që sa më shpejtë t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Union.

"Maqedonia dhe Sllovenia nuk janë vende të mëdha, por kulturat tona janë të pasura. Dy vendet tona kanë kaluar shekuj nën robëri të huaj, por asnjëherë nuk janë harruar, e as nuk kanë hequr dorë nga kultura dh gjuha e tyre që e prezanton identitetin tonë. Kjo është shumë me rëndësi dhe kjo na jep bazë për zhvillim të ardhshëm të popujve tanë", shtoi dr. Zaer.

Në darkën tradicionale miqësore midis Maqedonisë dhe Sllovenisë morën pjesë ambasadori i Maqedonisë dhe i Slloveninë pranë BE-së, Andrej Lapavcov dhe Genorio Rado.

Siç në fund të darkës kanë vënë në dukje të pranishmit, kjo veçmë është darkë tradicionale kulturore miqësore e Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Publikuar: 18.06.2013 | 15:18
Lexuar: 603 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime