E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Rooney nuk është në shitje. Kemi folur disa herë bashkë dhe problemet e së kaluarës tashmë janë hedhur pas. Do të punojmë se bashku dhe ai është i lumtur që do të qëndrojë.”, ka thënë Moyes, në konferencën e parë për shtyp si trajner I Unitedit.
Moyes: Rooney mbetet në Man Utd



David Moyes ka konfirmuar se Wayne Rooney nuk do të largohet nga Manchester United pavarësisht zërave se ai do të largohet nga ‘Old Traford, gjatë kësaj vere.

“Rooney nuk është në shitje. Kemi folur disa herë bashkë dhe problemet e së kaluarës tashmë janë hedhur pas. Do të punojmë se bashku dhe ai është i lumtur që do të qëndrojë.”, ka thënë Moyes, në konferencën e parë për shtyp si trajner I Unitedit.

Moyes shtoi se ai nuk mund të dijë se çfarë kanë folur privatisht Wayne Rooney dhe sër Alex Ferguson, por ai mund të garantojë se që kur ka filluar faza stërvitore në drejtimin e tij Rooney ka qenë fantastik.

Për sa i përket aventurës së tij në stolin e djajve të kuq, Moyes tha se nuk është e lehtë që të jesh trashëgimtari i Ferguson, por ai është i bindur se paraardhësi i tij i ka lënë një skuadër në kushte shumë të mirë, të aftë për të fituar sërish titullin e Premierligën.

Publikuar: 06.07.2013 | 11:08
Lexuar: 892 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime