E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të enjten dhe të premten në programin filmik është filmi amerikan "Shtatë" me regji të Dejvid Finçer, i xhiruar në vitin 1995 ndërsa në datën 6 dhe 7 shkurt filmi francez "Pakt me ujqërit" i Krishtof Gans nga viti 2001.
Fillon programi filmik i shkurtit në Kinotekën e Maqedonisë
















Kinoteka e Maqedonisë do të fillojë Programin e shkurtit sonte me projeksionin e filmit "Të humbur në përkthim" të Sofia Kopola nga vitit 2003, i cili do të shfaqet edhe nesër.

Të enjten dhe të premten në programin filmik është filmi amerikan "Shtatë" me regji të Dejvid Finçer, i xhiruar në vitin 1995 ndërsa në datën 6 dhe 7 shkurt filmi francez "Pakt me ujqërit" i Krishtof Gans nga viti 2001.

Javën e ardhshme do të shfaqet filmi rus "Armata e kolibrave" e Aleksandar Lejmanisa (1964) dhe filmat amerikanë "Oqeani i frikshëm" i Stiven Somers (1998), "Detektiv", me regji të Gordon Daglas (1968) dhe "Ushtarë të gjithësisë" e Pol Vehoven (1997).

Nga 19 dhe 24 shkurti Kinoteka organizon "Javën e filmit bashkëkohor holandez" në kuadër të së cilit do të shfaqen pesë filma, një dokumentar me metrazh të gjatë dhe me disa filma me metrazh të shkurtër dhe të animuar. Janë paralajmëruar edhe titujt "Nusja polake" "Tregime erotike" "Libri i zi", "Zogu blu", "Simon" dhe dokumentari "Karmeni e takon Borat".

Në 25 dhe 26 shkurt do të shfaqet filmi rus "Nata mbi Kili" nga viti 1977 ndërsa më 27 dhe 28 shkurt -filmi suedez "Njeriu i çatisë", i xhiruar në vitin 1976./mia/

Publikuar: 02.02.2010 | 01:58
Lexuar: 1756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime