E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara, deri tash, kanë dërguar "sinjale të përziera”"për Teheranin dhe se sanksionet aktuale kundër Iranit janë kundërproduktive.
Hasan Rohani i gatshëm për negociata me Perëndimin për programin bërthamor iranian








Presidenti i Iranit, Hasan Rohani, sot deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të angazhohet në "negociata serioze" me shtetet perëndimore, lidhur me programin kundërthënës bërthamor të Iranit.

Në konferencën e tij të parë për shtyp sot në Teheran si president, Rohani theksoi se mospajtimet atomike mund të zgjidhen nëse "të gjitha palët kanë gatishmëri politike" dhe se "bashkëveprimi konstruktiv" mund të çoj në situatë ku të gjithë fitojnë.

Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara, deri tash, kanë dërguar "sinjale të përziera”"për Teheranin dhe se sanksionet aktuale kundër Iranit janë kundërproduktive.

Sipas presidentit të ri të Iranit, diplomacia, e jo kërcënimet me sanksione të mëtejshme, do t’i zgjidhnin problemet.

Populli iranian, nëpërmjet zgjedhjeve, ka treguar se dëshiron "bashkëveprim të dinjitetshëm me botën", tha Rohani.

Publikuar: 06.08.2013 | 18:44
Lexuar: 636 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime