E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Basesku bëri thirrje për eutanazi të qenve endacakë vetëm nëse ata janë të sëmurë.
Ligj urgjent për eutanazi të mijëra qenve endacakë





Presidenti rumun, Trajan Basesku bëri thirrje për pranim urgjent të ligjit me të cilin do të lejohet eutanazi për mijëra qen endacakë.

Apeli është bërë përmes një fjalimi televiziv, një ditë pasi që një fëmijë 4-vjeçar u kafshua nga qen të rrugës në një park në Bukuresht.

"Njerëzit janë mbi kafshët", theksoi presidenti.

Basesku bëri thirrje për eutanazi të qenve endacakë vetëm nëse ata janë të sëmurë.

Sipas gazetës Evenimentul zilej, qentë të cilët e mbytën fëmijën, janë të një organizate joqeveritare nga Bukureshti - Fondacioni Kaleidoskop.

Sipas mediave lokale, në rrugët e kryeqytetit rumun ka rreth 64.000 qen endacakë. Në Rumani funksionojnë rreth 100 organizata joqeveritare për mbrojtjen e kafshëve. Projekt-ligji i cili lejon sterilizimin e qenve endacakë është bllokuar tashmë disa muaj në komisionin juridik të parlamentit.

Publikuar: 04.09.2013 | 17:21
Lexuar: 775 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime