E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mbylljen solemne do të kumtohen edhe filamt e shpërblyer, të cilët ishin tre në garë për "Kamerën 300".








Përfundon festivali i kamerës filmike "Vëllezrit Manaki"

Në Manastir sonte do të përfundojë Festivali i 34-t internacional i kamerës filmike "Vëllezërit Manaki" me dorëzimin e çmimeve speciale "Kamera e artë 300" për kontribut të veçantë në artin filmik të ftuarve nga Franca - kinematografes Anjes Godar dhe aktores Izabel Iper.

Në mbylljen solemne do të kumtohen edhe filamt e shpërblyer, të cilët ishin tre në garë për "Kamerën 300".

Festivali filloi më 14 shtator me premierën e filmit artistik nga Maqedonia "Dhoma me piano", në regji të Igor Ivanovit. Në hapjen solemne iu dorëzua "Kamera e Artë 300" për vepër jetësore drejtorit spanjoll të fotografisë, Hoze Luis Alkain.

Nën moton "Lëshoje dritën", FIKF këtë vit ofroi 74 filma, prej të cilëve 12 në programin kryesor garues, dhe filma në selektimet e tjera: Vizione të reja, filma të shkurtët, dokumentarë, Panorama e Maqedonisë... Krahas projeksioneve, kishte edhe program shoqërues - seminare kreative, master-klasë dhe konferenca.

Publikuar: 20.09.2013 | 10:57
Lexuar: 847 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime