E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zgjidhja e kontestit për emrin dhe integrimet euroatlantike janë sfidat kyçe të politikës së jashtme të Maqedonisë. Që të realizohen këto qëllime është e domosdoshme diplomaci agresive dhe profesionale, ndërsa ajo ndërtohet nëpërmjet gjeneratave me investime të vazhdueshme.
Emri dhe integrimet sfidat e Maqedonisë








Zgjidhja e kontestit për emrin dhe integrimet euroatlantike janë sfidat kyçe të politikës së jashtme të Maqedonisë. Që të realizohen këto qëllime është e domosdoshme diplomaci agresive dhe profesionale, ndërsa ajo ndërtohet nëpërmjet gjeneratave me investime të vazhdueshme.

Kjo u theksua në tribunën e sotme të titulluar "Roli dhe sfidat e ardhshme të diplomacisë së Maqedonisë" të organizuar nga Instituti "Pavel Shatev" në të cilën morën pjesë shefi aktual i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski, zëvendëskryeministri Vasko Naumovski, ish-diplomati i parë Sllobodan Çashule dhe ambasadorët Zvonimir Jankullovski, Nano Ruzhin dhe Risto Nikovski.

Ministri Milloshoski vlerësoi se Maqedonia gjatë 20 viteve të kaluara krijoi kapacitet solid të përfaqësive diplomatike-konsullare (PDK) në pajtim me mundësitë njerëzore dhe financiare, ndërsa ka fituar përvojë dhe potencialet rriten nga viti në vit. Në pesë vitet e kaluara është zgjeruar rrjeti diplomatik me pesë ambasada dhe pesë konsullata të reja të përgjithshme. Me hapjen e planifikuar të ambasadës në Norvegji këtë vit, ato janë vlerë e shtuar e kapacitetit diplomatik të shtetit tonë, e cila duhet të përfitohet për avancim të marrëdhënieve bilaterale me këto shtete me ndikim dhe miqësore dhe në dimensionin multilateral, por edhe në kontekst të votimit në zgjedhjet nga ana e diasporës që ndodhi për herë të parë", tha Milloshoski.

Për këtë vit e theksoi ndërmarrjen vijuese të kryesimit me Këshillin e Evropës nga maji deri në nëntor të vitit 2010, si test origjinal për diplomacinë e Maqedonisë. Sipas tij, kjo është mundësi e shkëlqyeshme që të promovohet shteti, por edhe të tregohet kapacitet për përcjellje përmbajtësore të politikave të KE-së lidhur me të drejtat e njeriut, të demonstrohet kapacitet që të jemi lidhje në komunikimin e KE-së me vendet tjera ku ka misione të saj.

"Një prej gjërave të cilat do ta bëjë kryesimi i Maqedonisë me KE-në, më tërheqëse do të jetë relacioni nga ana e diplomatëve dhe ministrave të Greqisë. Nëse do të vazhdojë praktika e vjetër e viteve 91-95 kur në çdo përdorim legjitim të emrit kushtetues të Maqedonisë nga ana jonë do të kemi ankesa, teknike dhe procedurale, të cilat dinë ta prishin vetën rrjedhën e ndonjë seance ose debati të caktuar, ose do të kemi në qasje pragmatike. Kjo mbetet të shihet dhe varet nga disponimi i elitës politike në pushtet", tha Milloshoski.

Sipas zëvendëskryeministrit Naumovski, për realizim të qëllimeve strategjike shtetërore është e domosdoshme krahas planit politik, realizim edhe i sfidave të brendshme, ndërsa ajo është tërheqje e veçantë e procesit të eurointegrimeve nga komunikimi politik ditor.

"Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për prioritet të lartë kombëtar, i cili ka rëndësi të veçantë historike, ai nuk do të duhet të përdoret ose keqpërdoret për qëllime politike ditore. Në periudha të caktuara ecim më mirë në këtë drejtim, ndonjëherë pak më ngadalë, por e rëndësishme është të ketë vullnet të gjërë politik ose konsensus për mirëkuptim të procesit si proces i cili nuk është pjesë e politikës ditore, dhe me aktivitetet e saj konkrete të gjithë faktorët e skenës politike ta dëshmojnë këtë", thotë Naumovski.

Sllobodan Çashule nga pozita e ish-shefit të diplomacisë së Maqedonisë, e vlerësoi si progres shfrytëzimin e diplomacisë publike si vegël dhe instrument vital për arritje të qëllimeve strategjike kombëtare të politikës së jashtme, për çka, thotë, na duheshin 20 vite. Ai vërejti në shembujt me ambasadat në Munih dhe Kopenhagë, kur, thotë për shkak të dallimeve të thella për arsye të mënyrës se si të përdoret kjo vegël, janë mbyllur nga një ministër, madje sërish janë hapur nga tjetër. Mungesa e këtillë e kontinuitetit në veprimet midis një, dy dhe ministrit të tretë, vlerësoi Çashule, e dëmton prestigjin e shtetit.

"Kjo e ndjek diplomacinë tonë nga vetë fillimi dhe fillimisht tani shoh proces i cili tenton diplomacia tashmë të mos i ekspozohet ndikimit politik ose etnik, por të jetë diplomaci e Republikës së Maqedonisë. Nuk ka më kthim të ambasadorëve për arsye se i kanë takuar gjoja listës së ministrit paraprak, por ka shfrytëzim deri në maksimum të të gjitha resurseve. VMRO-DPMNE-ja dhe partnerët e saj të koalicionit për herë të dytë tregojnë aftësi të lartë që t'i vlerësojnë cilësitë e diplomatit, e jo përkatësinë e tij partiak", tha Çashule, duke theksuar në shembujt me Ruzhinin dhe Hanxhiskin.

Në 20 vitet e kaluara është arritur përparim lidhur me ndërtimin e diplomacisë, por nuk mund të jemi të kënaqur nga kapacitetet të cilat kjo diplomaci i realizon, thotë ambasadori Nikovski. Sipas tij, ka kuadro në MPJ të cilët nuk mund të jenë pjesë e këtij shërbimi të lartë shtetëror për shkak të mosnjohjes së gjuhëve të huaja, si bazë e këtij zanati, që posaçërisht ndikon tek vendet e vogla si Maqedonia. Për emrin, është decid se kontesti duhet të zgjidhet, pasi u bë parakusht themelor për integrimet euroatlantike, por që edhe nuk pret që në kohë të shpejtë kjo të arrihet.

Për ambasadorin Jankullovski, Maqedonia mundet më shumë të poentojë në politikën e jashtme nëpërmjet takimeve multilaterale, dhe se madhësia e vendit nuk është hendikap në diplomaci, nëse ndërtohet parimisht. Ai konsideron se në kontekst të diplomacisë dhe posaçërisht në KE, Maqedonia duhet ta shfrytëzojë si epërsi faktin që ka vendosur standarde në sferën e të drejtave të njeriut të cilat janë më të larta nga ato të caktuara nga Këshilli i Evropës, duke u angazhuar për diplomaci agresive.

Për Nano Ruzhinin dilemë është nëse diplomacia e Maqedonisë nuk është habitur lidhur me prioritetet e saj, gjegjësisht cila është sfida më e madhe anëtarësimi në BE dhe NATO ose zgjidhja e kontestit për emrin. Ai me vërejtje edhe për atë se nëse mjaft bëhet në gjetjen e partnerëve strategjikë të Maqedonisë, por edhe me qëndrim se nevojitet që Maqedonia të manifestojë hap të vullnetit të mirë drejt Greqisë.

Replikoi ministri Milloshoski, i cili theksoi se lakmusi për këtë është kontesti me Greqisë nëse vetëm emri, ose edhe identiteti do të konfirmohet gjatë kryesimit të Maqedonisë me KE-në dhe nënvizoi se nuk ekziston dilemë lidhur me prioritetet kyçe./mia/

Publikuar: 01.03.2010 | 23:24
Lexuar: 1498 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime