E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai shton se forcat e sigurisë do të sistemohen nëpër rrugët e Kajros nga e shtuna, dy ditë para gjykimit. Të gjitha kalimet drejt gjykatës do të mbyllen.
Rreth 20.000 policë dhe ushtarë do të jenë sigurim për gjykimin e ardhshëm të Morsit






Rreth 20.000 policë dhe ushtarë do të jenë sigurim për gjykimin e ardhshëm të presidentit të rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi në momentin kur kundërshtarët e pushtetit planifikojnë protesta të reja masive.

Sipas një përfaqësuesi anonim nga MPB-ja lokale, të gjithë demonstruesit të cilët do të tentojnë të hyjnë me dhunë në sallën gjyqësore do të "priten vendosmërisht me dhunë".

Ai shton se forcat e sigurisë do të sistemohen nëpër rrugët e Kajros nga e shtuna, dy ditë para gjykimit. Të gjitha kalimet drejt gjykatës do të mbyllen.

Opozita mbrëmë paralajmëroi protesta masive në shtet të cilat duhet të fillojnë sot dhe do të zgjasin deri më 4 nëntor, kur fillon gjykimin i Morsit. Morsi, lider i Vëllazërisë myslimane po ballafaqohet me padi për nxitje të vrasjeve dhe dhunës gjatë përleshjeve para pallatit presidencial në dhjetorin e kaluar.

Publikuar: 01.11.2013 | 11:34
Lexuar: 627 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime