E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Teatri i Qytetit i Mitrovicës ka fituar çmimin special të Festivalit me shfaqjen ''Jashte bie borë'' në regji të Kastriot Saqipit.
"3 mendje në ankand" është shpallur shfaqja më e mirë në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare“ që përfundoi sonte në Preshevë.

Kjo shfaqje me skenar të Ferdinand Hysit dhe regji të Elma Doresit është realizuar nga trupa e Teatrit Metropol të Tiranës.

Komedia trajton temën e cila sillet rreth dilemës se kush janë të çmendurit, të sëmurët brenda në spital apo shoqëria që endet jashtë.

I tërë rrëfimi lidhet me disa protagonistë të cilët janë të mbyllur dhe refuzojnë t’i rikthehen normalitetit.

“Jashtë është zhurmë, unë dua qetësi… Këtu ka të sëmurë, jashtë ka të çmendur. Ju lutem kur të dilni u thoni atyre që janë jashtë të mos të na shqetësojnë neve që jetojmë këtu brenda” janë disa nga shprehjet e shkëputura nga kjo komedi.

Ndërkohë shfaqja e Teatrit “Dodona”, “Ku...Çka“me regji të Elmaze Nurës është shpërblyer me tri çmime.

Juria e festivalit ia ka ndarë regjisores së kësaj shfaqjeje Elmaze Nurës çmimin për regjinë më të mirë. Aktori më i mirë është shpallur Mentor Zymberaj ndërsa aktorja më e mirë Florentina Ademi.

Teatri i Qytetit i Mitrovicës ka fituar çmimin special të Festivalit me shfaqjen ''Jashte bie borë'' në regji të Kastriot Saqipit.

Aktorja e Teatrit të Gjilanit, Mejreme Berisha është shpallur fituese e çmimit roli dytësor
më i mirë femër me shfaqjen "Hajnat" të autorit Dario Fo dhe me regji të Gëzim Bucollit.

Roli dytësor më i mirë femër i takoi edhe aktores Elona Hysenit nga Teatri Metropol i Tiranës.

Ndërsa roli dytësor më i mirë mashkull i takoi aktorit Arsim Fazlija nga teatri i qytetit të Tetovës.

Në kuadër të edicionit të 10-të të festivalit tradicional "Ditët e Komedisë Shqiptare" kanë marrë pjesë pjesë 5 trupa teatrore nga nga Prishtina, Mitrovica, Tetova, Gjilani dhe Tirana.

Publikuar: 11.11.2013 | 01:02
Lexuar: 967 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime