E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ish-diplomati amerikan beson se Rusia mund ta përdorë Snowden për të "futur një pykë midis Uashingtonit dhe Berlinit." Rusia sigurisht, "nuk do të zhgënjehej nëse Snowden do të shkaktojë dëmtime të mëtejshme.
Loja e Putinit me Snowden



Marrëdhëniet gjermano-amerikane gjenden me sa duket para një testi të ri stresi.

Qeveria gjermane mendon që ta marrë në pyetje Edward Snowden në Rusi, në lidhje me njoftimet se NSA ka përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel.

Disa politikanë gjermanë kanë bërë thirrje për azil për Snowden në Gjermani, por qeveria federale e refuzon këtë.

Nëse dhe kur do të takohen përfaqësuesit gjerman me Snowden në Moskë, është ende e paqartë. Steven Pifer është ekspert i politikës së jashtme në Institutin Brookings në Uashington.

Ish-diplomati amerikan beson se Rusia mund ta përdorë Snowden për të "futur një pykë midis Uashingtonit dhe Berlinit." Rusia sigurisht, "nuk do të zhgënjehej nëse Snowden do të shkaktojë dëmtime të mëtejshme."

S'ka asnjë dëshmi për ndonjë dorë të Moskës

Në disa media, p.sh. në gazetën bulevardeske "Komsomolskaja Pravda" ka spekulime se pas veprimeve të Snowden-it është Moska. Steven Pifer ka dyshim për këtë teori, por mendon se Rusia do të ishte "ndoshta shumë e lumtur" në rast se marrëdhëniet gjermano-amerikane dëmtohen.

Në Rusi vërtetë mund ketë njerëz që po "pijnë shampanjë" dhe po gëzojnë për mosmarrëveshjet gjermano-amerikane, thotë politologu Dmitri Trenin. Ai është drejtor i Qendrës Karnegi në Moskë.

Ai beson se Rusia nuk ka ndojë përfitim të drejtpërdrejtë nga kjo aferë. Sipas tij Rusia mund të përfitojë vetëm nëse Gjermania dhe Evropa do të largohen nga ndikimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo do t'i shkonte për shtat konceptit të dëshiruar nga Moska të një përshtatjeje "multipolare të rendit botëror", mendon Trenin. Por ai vetë nuk beson se kjo do të ndodhë. Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi se pas shpalljes së sekreteve nga ana e Snowden-it është Rusia.

Putin nuk flet me dëshirë për Snowden

Zyrtarisht Putini dhe Edward Snowden nuk janë takuar kurrë me njëri-tjetrin. Në fjalimet e tij në publik presidenti rus e zë në gojë rrallë emrin e ish-punonjës të NSA-së.

Herën e fundit Putini e përmendi atë pas samitit të G-20 në Shën Petersburg më 6 Shtator 2013 duke thënë: "Ne nuk e ftuam Snowden që të vinte tek ne". Snowden përfundoi rastësisht në Rusi rrugës për në Amerikën Latine, sepse SHBA i kishte anuluar pasaportën.

Rreth lajmeve të Snowden-it në lidhje me përgjimin e Gjermanisë, Putin nuk ka folur ende. Përndryshe ai nuk lë rast pa lëshuar ndonjë rromuz për Shtetet e Bashkuara.

Edhe Snowden-i i përmbahet formalisht marrëveshjes me Moskën për të mos bërë publik asnjë lajm që dëmton marrëdhëniet amerikano-ruse. Informacionet për spiunazhin dhe përgjimet janë përhapur gjithmonë përmes shtypit perëndimor.

Whistleblower apo spiun?

Politologu Dmitri Trenin mendon se lajmet që përhap Snowden Kremlini i përdor për propagandë dhe se Rusia do të donte më mirë që Snowden një gjë të tillë ta bënte nga ndonjë vend tjetër.

Ai nuk besoj se Snowden bashkëpunon me shërbimin sekret rus, por është një " whistleblower" klasik, pra dikush që nxjerr informacione sekrete në publik për të tërhequr vëmendjen për problemet dhe jo spiun.

Steven Pifer mendon krejt ndryshe. Ai e konsideron Snowden si spiun që ka kaluar në anën tjetër. "Do të çuditesha shumë që pas katër muajsh në Rusi Snowden të mos ketë asnjë lloj kontakti me shërbimin sekret rus", thotë eksperti i Brookings Institution.

"Nëse nuk do të jetë kështu, atëhere shërbimi sekret rus nuk bën punën e vet". (DW)

Publikuar: 13.11.2013 | 08:41
Lexuar: 667 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime