E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Atletiko Madridit nuk di të lëshojë terren. Skuadra e Simeones theu dhe Valencian në Primera, falë yllit të saj Diego Costa që i shtoi vetes dy gola të tjerë në listën e golashënuesve dhe tre pikë skuadrës në renditje, pas suksesit 3-0 në “Vicente Calderon”.
Atl. Madrid fiton dhe barazon Barçën me pikë













Atletiko Madridit duhet të jepte një përgjigje për Barcelonën, pas shkëputjes së katalanasve dhe jo më kot dhe Simeone i besonte emrave më të mirë që kishte në organikë, duke hedhur nga minuta e parë dyshen Villa-Diego Costa.

Valencia megjithatë u sistemua mirë në fushë, dhe Los Colchoneros e kishin shumë të vështirë të gjenin hapësira në 45 minutat e para pavarësisht disa përpjekjeve sporadike të Costës dhe Thiagos. Në pjesën e dytë megjithatë muzika ndryshoi dhe pas disa pritjeve të Diego Alves, nevojitej një tjetër Diego për ta thyer, pikërisht Costa. Braziliano-spanjolli zhbllokoi ndeshjen në minutën e 59-të duke ngritur peshë “Vicente Calderon”.

Rruga drejt rrjetës tashmë ishte shtruar dhe festa për vendasit do të zgjaste, pasi në të 64-trën, Raul Garcia shënoi dhe të dytin. Dueli i Diegove do të rikthehej sërish në minutën e 74-tërt, me Alvesh që do të fitonte këtë herë duke pritur 11-metërshin e Costës.

Gjithsesi ironia e donte, që Costa të kishte mundësinë e revanshit disa minuta më pas, ku këtë herë nuk do të gabonte më për golin e 3-0. Kaq do të ishte mjaftueshëm për vendasit, për t’i bërë të ditur Barcelonës, se nuk do ta kenë të lehtë rrugën drejt titullit kampion.

Publikuar: 15.12.2013 | 23:15
Lexuar: 649 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime