E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas shkëmbimeve të mirëseardhjes, Presidenti Nishani tha se Shqipëria i ka parë dhe i sheh me prioritet marrëdhëniet me Maqedoninë dhe shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të bëhet më konkret dhe i prekshëm
Shqiptarët janë të interesuar për integrimin evropian të rajonit
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri dhe delegacionin që e shoqëron.

Pas shkëmbimeve të mirëseardhjes, Presidenti Nishani tha se Shqipëria i ka parë dhe i sheh me prioritet marrëdhëniet me Maqedoninë dhe shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të bëhet më konkret dhe i prekshëm, nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit në fushat e turizmit, kulturës, arsimit, si edhe realizimit të investimeve dhe projekteve me interes dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Presidenti u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të luajë me prioritet rolin e saj konstruktiv në rajon, bazuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe respektit reciprok, por do të jetë shumë e vëmendshme dhe e ndjeshme ndaj zhvillimeve shqiptare kudo janë, duke ritheksuar se Shqipëria mbetet e interesuar të shikojë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe Maqedoninë të integruar sa më shpejt në institucionet euroatlantike, si garanci për paqe, siguri dhe prosperitet për qytetarët maqedonas dhe rajonin tonë.

Nga ana e tij Zëvendëskryeministri Xhaferri tha se shqiptarët janë shumë të interesuar për integrimin evropian të rajonit, sepse në këtë mënyrë do të fuqizohej edhe më tej bashkëpunimi mbarëshqiptar nëpërmjet përdorimit më efikas të burimeve, energjive dhe kapaciteteve të tyre, si edhe rritjes së komunikimit dhe shtoi se frenimi i procesit integrues të Maqedonisë po i kushton shumë qytetarëve të këtij vendi dhe po lë hapësirë për opsione të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e rajonit dhe më gjerë.

Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën takimin e Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës në Prizren dhe u dakortuar se kjo nismë duhet zgjeruar e praktikuar edhe me vende të tjera fqinje, duke shtuar se është i domosdoshëm rritja e dialogut dhe kontakteve në të gjitha nivelet.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferri dhe delegacionin që e shoqëron.

Publikuar: 16.01.2014 | 20:45
Lexuar: 789 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime