E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Novela e re e sheh detektivin Strike në hetimin e vrasjes së një shkrimtari, dorëshkrimi i fundit i të cilit do të shkatërrojë shumë jetë nëse del në dritë.
Në qershor “krimi” i ri i JK Rowling









Krijuesja e Harry Potter, J K Rowling do të publikojë një tjetër novelë të zhanrit krim këtë verë, që do të jetë e dyta nën pseudonimin Robert Galbraith.

Sipas BBC, libri do të publikohet më 19 qershor me titullin “The Silkworm” (Krimbi i Mëndafshit), në qendër të të cilit do të jetë sërish detektivi Cormoran Strike, i prezantuar në librin e vitit 2013 “The Cuckoo’s Calling” (Klithma e Qyqes).

Pseudonimi i autores u zbulua vitin e kaluar pasi informacioni u nxorr nga një pjesëtar i ekipit të saj ligjor.

Novela e re e sheh detektivin Strike në hetimin e vrasjes së një shkrimtari, dorëshkrimi i fundit i të cilit do të shkatërrojë shumë jetë nëse del në dritë.

Është njoftuar gjithashtu se Rowling do të diskutojë për karierën e saj si shkrimtare e gjinisë policore në festivalin e letërsisë që do të mbahet në North Jorkshajër.

Kur foli vitin e kaluar për romanin e parë me detektivin Strike, Rowling tha se Robert (alter egoja e saj) do të vazhdojë të shkruajë, por nuk do të shfaqet personalisht në publik.

Publikuar: 18.02.2014 | 13:51
Lexuar: 796 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime