E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Goran Dragic shënoi 32 pikë duke ndihmuar Phoenix Suns të fitonin ndeshjen e gjashtë radhazi në NBA ndaj New York Knicks me rezultatin 112-88.
NBA, tjetër sukses për Phoenix Suns













Goran Dragic shënoi 32 pikë duke ndihmuar Phoenix Suns të fitonin ndeshjen e gjashtë radhazi në NBA ndaj New York Knicks me rezultatin 112-88. Përballja në Arizona mes të dyja ekipeve ishte spektakolare, me Phoenix megjithatë që ishte gjithmonë në kontroll të ndeshjes.

Shkëputjen e madhe Suns e nisën në periodën e dytë, kur një trepikësh i Morris çoi rezultatin në 49-37 në favor të tyre. Markieff Morris e mbylli ndeshjen me 16 pikë në total ndërsa vëllai i tij Marcus realizoi nëntë pikë.

Goran Dragic realizoi një dypikësh duke ngritur diferencën në 51-37. Takimi vazhdoi të thellohej gjithmonë e më shumë në favor të Phoenix, që vajtën në pushim me një avantazh prej 23 pikësh.

New York-ut nuk i mjaftuan 21 pikët e Anthonyt për t’u kthyer në ndeshje, pasi Dragic ishte i papërmbajtshëm mbi parket duke çuar rezultatin në 75-45 për Suns.

Amar Stoudemire shkurtoi diferencën në 75-47 por takimi e kishte marrë tashmë rrjedhën e tij me rezultatin që u zgjat në 92-71. Phoenix menaxhuan mjaft mirë avantazhin dhe në mesin e periodës së fundit të lojës rezultati ishte 104-75 për ta.

Plumlee shënoi koshin e fundit të ndeshjes me Phoenix që fituan 112-88 ndaj Knicks. Me këtë sukses Phoenix vazhdon të jetë në valle për një vend në Play-Off teksa ndan vendin e tetë me Dallas Mavericks ndërsa New York rrezikon seriozisht eliminimin në Konferencën e Lindjes, duke pasur dy fitore më pak se Atlanta Hawks.  

Publikuar: 29.03.2014 | 09:49
Lexuar: 523 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime