E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nivelet e ulëta të vitaminës D në organizëm lidhen me gjasa më të mëdha për të zhvilluar artritin reumatik, një sëmundje e cila shkakton dhimbje në kyçeve.
Vitamina D mbron nga artiri reumatoid















Studiuesit kanë analizuar më shumë se 30 mijë gra të moshës nga 55 deri në 69 vjeçe, të cilat janë përcjellë për 11 vite. Ato janë pyetur për shprehitë ushqimore, suplementët që kanë përdorë dhe shprehitë tjera të rëndësishme shëndetësore.

Gjatë periudhës së studimit 152 prej tyre kishin zhvilluar artrit reumatoid. Po ashtu është vërejtur se gratë ushqimi i të cilave kishte qenë i pasur me vitaminë D kishin nivel më të ulët të shfaqjes së artritit reumatoid.

Gratë të cilat kanë marrë më pak se 200 njësi ndërkombëtare vitaminë D, kishin 33 për qind shanse më të mëdha për të zhvilluar artritin reumatoid, për dallim nga ato që kishin marrë më shumë.

Edhe pse ushqimi që kishte qenë i pasur me vitaminë D, shpesh përmbante sasi të madhe të kalciumit, duket se efekti mbrojtës i vitaminës nuk ka qenë i lidhur me kalciumin.

Publikuar: 23.04.2014 | 17:38
Lexuar: 673 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime