E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sulmuesi suedez u transferua në kryeqytetin francez në vitin 2012 nga Milani dhe ka edhe dy vite të tjera kontratë me klubin e presidentit Naser Al Khelaifi por pavarsisht kësaj në një intervistë Ibra deklaroi se është I lumtur në qytetin e Kullës Eifel dhe do ti pëlqente ta mbyllte karrierën pikërisht në Parc Des Princes.
Ibra largon dyshimet: E mbyll karrierën te PSG












Zlatan Ibrahimoviç dëshiron ta mbyllë karrierën te Paris Saint Germain. Sulmuesi suedez u transferua në kryeqytetin francez në vitin 2012 nga Milani dhe ka edhe dy vite të tjera kontratë me klubin e presidentit Naser Al Khelaifi por pavarsisht kësaj në një intervistë Ibra deklaroi se është I lumtur në qytetin e Kullës Eifel dhe do ti pëlqente ta mbyllte karrierën pikërisht në Parc Des Princes.

“ Shpeshherë ju lexoni nëpër gazeta apo dëgjoni thashetheme në televizion për largimin tim të mundshëm. Kështu që unë po ua bëj të qartë të gjithëve. Jam shumë I lumtur në Paris Saint Germain dhe kam ndërmend ta mbyll karrierën time pikërisht te kjo skuadër”.

Paris Saint Germain udhëheq kampionatin francez me 8 pikë më shumë se Monaco kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për tu luajtur. Fundjavën që lamë pas parizienët patën një mundësi të mirë për ta mbyllur matematikisht cështjen e titullit megjithatë ata nuk ja dolën dot pasi u ndalën në një barazim 1-1 përballë Sochaux.

Por pavarsisht këtij fakti skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc dëshiron ta mbyllë cështjen e kampionatit në datën 7 maj kur të presë Rennes në Parc De Princques sfidë në të cilën dëshiron të luajë edhe Zllatan Ibramovic që qëndron jashtë fushave që prej ndeshjes së parë cerekfinale të Champions League ndaj Chelseat.

“ Ne do të kemi një tjetër shans për të fituar titullin në takimin e ardhshëm. Unë shpresoj shumë që të jem gati për të luajtur. Nëse kjo është cështja unë ju siguroj ju që ne do ta fitojmë këtë titull dhe do ta festojmë atë”.

Zllatan Ibrahimovic këtë sezon kryeson listën e golashënuesve në Ligue One me 25 gola.

Publikuar: 02.05.2014 | 11:25
Lexuar: 531 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime