E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmes një postimi në 'Facebook' drejtori i Qendres Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka bërë të ditur se xhirimiet e filmit "Babai" do të fillojnë sot më 31 maj.
Filmi













Ky film është në koproduksion në mes të "NikoFilm" nga Gjermania, produksionit " Krusha" nga Kosova, dhe "Skopje Film Studio" nga Maqedonia, me skenar dhe regji të Visar Morinës.

"Ky film ka marrë mbështetje edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës-QKK dhe paraqet njërin nga filmat më ambicioz që janë bërë pas luftës në Kosovë. Filmi poashtu është mbështetur edhe nga fondacionet gjermane të filmit si "Film und Medien Stiftung NRW", fondacioni "FFA" si dhe nga "Fondi Maqedonas i Filmit", thuhet në njfotimin e Zharkut në 'Facebook'.

Nori (Val Maloku) shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetitn e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë

Rolet kryesore i luajnë aktorët tanë të mirënjohur si Astrit Kabashi, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina si dhe djaloshi Val Maloku i cili paraqitet për herë të parë në film.

Pos aktorëve kosovarë, ekipin e filmit e përbëjnë ekipi teknik dhe kreativ nga Gjermania, Kosova dhe Maqedonia. "Vlerën e këtij filmi e vërteton jo vetëm koproduksioni ndërkombëtar (gjermano-kosovar-maqedonas) por edhe fakti i rëndësishëm që pas këtij filmi qëndrojnë edhe dy televizione të mëdha evropiane si televizioni publik gjerman WDR dhe televizioni publik gjermano-francez ARTE, si dhe Televizioni Publik i Kosovës RTK", thuhet më tej në njoftim.

Pjesa më e madhe e xhirimeve do të bëhet në Kosovë, e filmi do të xhirohet edhe në Maqedoni dhe Gjermani. Premiera e filmit planifikohet të mbahet dikur në fillim të vitit 2015 dhe pas udhëtimit nëpër festivale filmi do të lëshohet edhe nëpër kinema.

Skenaristi dhe regjisori Visar Morina është i lindur në Kosovë dhe jeton në Gjermani ku e ka kryer regjinë në Akademinë e Arteve Mediale në Këln KHM, në një nga shkollat prestigjioze të filmit në Gjermani dhe filmat e të cilit kanë korrur sukses nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe janë shfaqur në televizionin gjermano-francez ARTE.

Publikuar: 31.05.2014 | 12:07
Lexuar: 1143 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime